Rivaliteti ka filluar – Fansat e Manchester United e detyrojnë Marcus Rashford t’a fshijë postimin në twitter

Rivaliteti ka filluar – Fansat e Manchester United e detyrojnë Marcus Rashford t’a fshijë postimin në twitter

Mrëmë ekipi i Leeds United është promovuar në Premier Ligë, pas 16 viteve pritje e përpjekje për ta arritur këtë gjë.

Ishte sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford ai i cili ka uruar kthimin e Leeds në ligë “Si fans i Manchester United, jam i lumtur të shoh Leeds United të kthehen në ligë, aty ku ata duhet të jenë. Urime” kishte shkruar Rashy në twitter-in e tij, raporton Insajderi.

Por këtë postim u detyrua ta fshijë pak minuta më vonë, nga reagimet e ashpra të fansave të United, pasi Leeds dhe Manchester United njihen për rivalitetin e tyre të zjarrtë, të trashëguar nga koha kur Leeds ishte një nga ekipet më të forta në ligë./Insajderi.com.