Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pritet të raportojë sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, njofton Insajderi.
Ajo para anëtarëve të këtij komisioni do të raportojë për planin e ministrisë që ajo drejton për vitin 2021.
Komisioni do ta shqyrtojë në parim edhe projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë.
Do të shqyrtohet në parim edhe projektligji për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, si dhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare-ARKEP për vitin 2020. /Insajderi.com