
Sulmuesi polak i Bayern Munchen është zgjedhur lojtari i vitit nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë FIFA, ku ka mposhtur një konkurencë mjaftë të fortë siç është dyshja Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, njofton Insajderi.
Ndarja e çmimeve u bë në mënyrë online, shkaku i pandemisë së COVID-19.
Çmimin e lojtarit më të mirë, Lewandowksit ia dhuroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Ky është çmimin i merituar për sulmuesin polak, pasi ka pasur një arritje të jashtëzakonshme si lojtar, por edhe suksese të mëdha me ekipin e Bayern Munchen.
Lewandowski ka fituar tre tituj me bavarezët, duke triumfuar në Bundesligën gjermane, Kupën e Gjermanisë si dhe duke triumfuar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së. /Insajderi.com