Robert Lewandowski i prin listës së golashënuesve për vitin 2020

Robert Lewandowski i prin listës së golashënuesve për vitin 2020

Robert Lewandowski ka shënuar 47 gola duke u renditur i pari në klasifikimin e golashënuesve në botë për vitin kalendarik 2020, njofton Insajderi.

Këtë renditje e ka “stiluar” faqja e statistikave “CIES”, ku pas gjigantit polak të Bayern Munchen ndodhet Cristiano Ronaldo me 45 gola, podiumin e mbyll sulmuesi i Inter-it, Romelu Lukaku, me 42 gola ku vetëm sezonin e kaluar realizoi në total 34 gola.

Haaland renditet i katërti me 40 gola. Ciro Immobile ndodhet i gjashti në listë me 33 gola dhe Kilian Mbappe në vendin e nëntë me 32 gola të realizuar. /Insajderi.com