Robert Lewandowski tregon se cilin sulmues e ka model

Robert Lewandowski tregon se cilin sulmues e ka model

Një nga sulmuesit më të mirë aktualisht në botë, Robert Lewandowski, ka treguar se ai inspirohet dhe ka model, ish sulmuesin e Francës, Therry Henry.

“Lojtari im i preferuar ishte Thierry Henry, ai ishte një lojtar i pabesueshëm. Jo vetëm për aftësitë e tij vrasëse, por edhe për lojën ekipore që ai e bënte.” tha Lewa, transmeton Insajderi.

“Më kujtohet dita kur e kam takuar për herë të parë, isha i shokuar. Thash woow, ai është idoli im i fëmijërisë dhe tani ai po kërkon fanellën time. Ëndrrat mund të bëhen realitet.” Përfundoi sulmuesi i Bayern Munich.

Lewa është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme, ai ka fituar këpucën e artë në bundesliga, duke shënuar 34 gola./Insajderi.