Robert O’Brien, këshilltari për siguri nacionale i Donald Trump, ka testuar pozitiv me COVID-19, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, shkruan Insajderi.
O’Brien, 54 vjeçar, është vetë-izoluar dhe po punon nga shtëpia.
Njoftohet se ai nuk ka pasur kontakt as me presidentin Trump e as me zëvendëspresidentin Mike Pence.
Ende nuk është bërë e qartë megjithatë se kur janë takuar për herë të fundit O’Brien dhe presidenti, por ajo çfarë dihet është se janë parë bashkë dy javë më parë në Majami.
Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “ai ka simptoma të buta dhe po punon nga shtëpia i izoluar dhe virusi nuk e ka penguar në zhvillimin e aktivitetit të tij”./Insajderi.com