Roberto De Zerbi prezantohet te Shakhtar Donetsk

Roberto De Zerbi prezantohet te Shakhtar Donetsk

Tashmë është zyrtare, Roberto De Zerbi është trajneri i ri i skuadrës ukrainase të Shkahtar Donetsk, njofton Insajderi.

Klubi ukrainas ka zyrtarizuar gjithçka me anë të postimeve në kanalet e saj zyrtare ku i japin mirëseardhjen ish-trajnerit të Sassuolos.

Trajneri i njohur i cili këto vite ka qenë një ndër teknikët më të spikatur në Serinë A ka firmosur një kontratë dy vjeçare pasi i dha lamtumirën skuadrës nga Regio-Emilia përpara disa ditësh.

De Zerbi merr vendin e trajnerit Luis Castro dhe bëhet kështu trajneri i 34-të në historinë e klubit të njohur ukrainas. Trajneri 41-vjeçar ka udhëtuar gjatë ditës për në Kiev për të takuar personalisht presidentin e Shakhtarit, Rinat Ahmatov. Gjatë qëndrimit të tij dy-ditor tekniku De Zerbi do të vizitojë qendrën sportive dhe stadiumin e Shakhtarit, “Olimpiyskiy”. /Insajderi.com