Ricardo Rodriguez ka premtuar t’i japë gjithçka Milanit, pasi gjigantët e Seria A kanë për q" />

Rodriguez zbulon pse zgjodhi numrin 68 te Milani

Rodriguez zbulon pse zgjodhi numrin 68 te Milani

Ricardo Rodriguez ka premtuar t’i japë gjithçka Milanit, pasi gjigantët e Seria A kanë për qëllim të sigurojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi i Zvicrës u bashkua zyrtarisht me Milanin të enjten, duke nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare në “San Siro”, pas largimit nga Wolfsburgu për një shumë të raportuar prej 17 milionë €.

24-vjeçari është nënshkrimi i tretë i Milanit, që kur Silvio Berlusconi e shiti klubin te një konsorcium kinez, në prill, për 740 milionë euro. Rodriguez është i vendosur t’i ndihmojë kuqezinjtë të kthehen në lavdinë e tyre të mëparshme.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe luaj për këtë ekip të madh, – tha Rodriguez për “MilanTV”. – Unë do të luaj kudo në fushë, ku trajneri dëshiron, në mbrojtjen me tre ose me katër”.

“Dua të jap gjithçka, për të treguar se jam i denjë për këtë klub. Mezi po pres të luaj në “Europa League”, do të bëj më të mirën time. Ne duam të paraqitemi mirë në Seria A dhe të kthehemi në Ligën e Kampionëve. Do të bëjmë gjithçka për të luajtur në Champions. Jam i etur për t’u njohur me shokët e ekipit tim.”

Rodriguez nuk mund ta humbiste shansin për t’u transferuar te një nga klubet më historike të Evropës.

Mbrojtësi, që do të mbajë numrin 68 në fanellë, shprehu kënaqësinë e tij, që do të ndjekë gjurmët e disa prej lojtarëve të mëdhenj:

“I kam admiruar shumë lojtarët, që e bënë historinë e Milanit. Më ka pëlqyer Gennaro Gattuso, gjithashtu Ronaldinho. Ka kaq shumë legjenda, që kanë luajtur këtu. E kam zgjedhur numrin 68, sepse është viti, në të cilin ka lindur nëna ime”.