Roger Federer detyrohet të tërhiqet nga “French Open” shkaku i lëndimit

Roger Federer detyrohet të tërhiqet nga “French Open” shkaku i lëndimit

Roger Federer është detyruar të tërhiqet nga “French Open” shkaku i lëndimit në gju, transmeton Insajderi.

Zvicrani triumfoi ndaj Dominik Koepfer, mirëpo gjatë takimit kishte ndjerë dhimbje.

Pas kësaj fitore ishte paraparë që Federer të përballej me Matteo Berettin në raundin e katërt, por tani është tërhequr nga gara.

Lajmin për tërheqjen nga kjo garë e ka bërë vetë 49 vjeçari përmes rrjetit social Twitter.

“Pasi diskutova me ekipin tim, vendosa të tërhiqem sot nga “French Open”. Pas dy operacioneve në gju dhe më shumë se një vit shërim, është e rëndësishme për mua të ndëgjoi trupin tim dhe të mos e shpejtoj kohën time të shërimit”, shtoi zvicrani në postimin e tij.

Sipas mediave ndërkombëtare ky mund të jetë “French Open” i fundit në karrierën e tij./insajderi.com