Roja bregdetare italiane, sot ka njoftuar se ka gjetur trupat e pesë emigrantëve, ndërkaq 650 të tjerë janë shpëtuar.
Emigrantët e shpëtuar kanë qenë duke udhëtuar me pesë varka dhe anije të vogla, thuhet në deklaratën e rojës bregdetare, njofton AFP.
Në gjashtë operacionet e shpëtimit është përfshirë edhe një anije e një organizate joqeveritare nga Malta, së bashku me anijet detare të Irlandës, të cilët kanë gjetur pesë trupat.
Më 5 shtator, në detin Mesdhe, në zonën në mes të Italisë dhe Libisë, u gjetën 15 trupa të emigrantëve të mbytur.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, që prej fillimit të vitit, në vend kanë arritur 128,397 emigrantë, që është për 5 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015./Insajderi.com