Stadiumi “Air Albania” do të presë finalen mes dy gjigantëve evropianë.
As Roma dhe Feyenoord janë finaliste të Ligës së Konferencës.
Skuadra e udhëhequr nga Mourinho përballë pati Leicester Cityn e Anglisë.
Si për ironi, rrjetën e gjeti sulmuesi anglez i romakëve, Tammy Abraham.
Ndeshja nuk prodhoi më gola edhe pse rastet nuk munguan.
Vendasit u mbrojtën mirë nga sulmet e djemve të Brendan Rodgers dhe prisnin të shënonin me anë të kundërzbritjeve.
Megjithatë, shifrat nuk ndryshuan dhe janë italianët ata që do të shijojnë finalen e parë të këtij kompeticioni, e cila do të luhet në Tiranë.
Ndeshje tjetër gjysmëfinale u luajt edhe në Francë.
Atje, Marseille ishte mipritëse e Feyenoordit.
Shifrat pas 45 minutash lojë ishin të barabarta – 0:0.
Po ashtu edhe e dyta nuk prodhoi të tillë.
Ani pse, ndeshja e parë mes dy ekipeve kishte përfunduar në një dramë pesë golëshe, 2:3 në favor të holandezëve, të cilët do të shijojnë një finale evropiane këtë sezon. /Insajderi.com