Roma dhe PSG mendojnë për shkëmbim të sulmuesve

Roma dhe PSG mendojnë për shkëmbim të sulmuesve

Roma dhe sulmuesi boshnjak Edin Dzeko, kohët e fundit nuk kanë pasur raporte të mira dhe miqësore, pasi Dzeko dhe tekniku portugez Fonseca, kishin një konflikt gjatë ndeshjes së kupës, ku ‘verdhekuqtë’ u eliminuan nga kupa pas vazhdimeve nga ekipi i Spezia-s, njofton Insajderi.

Në anën tjetër, në një kryeqytet tjetër të Evropës, në Paris të Francës, sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, nuk po ndihet i vlerësuar te kampionët francez, PSG.

Për këtë arsye, të dyja ekipet mendojnë shkëmbimin e sulmuesve të tyre, së paku deri në fund të sezonit, deri në verë.

Ky operacion duket i vështirë, por jo edhe i pa mundur, pasi të dy drejtorët sportiv respektiv, Pinto te italianët dhe Leonardo te francezët, kanë filluar negociata të drejtpërdrejta në mënyrë që shkëmbimi i sulmuesve të ndodhë këtë afat kalimtar, deri të dielën e 31 janarit, datë kur mbyllet mini afati kalimtar dimëror në Evropë. /Insajderi.com