
Ekipi nga Serie A, Roma, pak ditë më parë është shitur tek pronari i ri Dan Fiendkin. Ky i fundit ka filluar menjëherë të mendojë se si do të duhet Roma e tij dhe në krye të saj, e dëshiron trajnerin, Maurizio Pochettino.
Sipas të përditshmes, AS, trajneri i Romës, Fonseka, nuk e ka aspak të sigurt të ardhmen e tij tek Roma, pasi pronari i ri, është shumë i interesuar për të marrë në radhët e ekipit te tij, trajnerin nga Argjentina, Maurizio Pochettino, transmeton Insajderi.
Pochettino, ishte përmendur shumë si pasues i Maurizio Sarrit, por kjo nuk ndodhi dhe duket se ai tani duhet të zgjedhë një ekip tjetër për të vazhduar karrierën e tij, pas shkarkimit që iu bë nga Tottenham./Insajderi.com.