Roma është duke dështuar për Chris Smalling

Roma është duke dështuar për Chris Smalling

AS Roma, është duke dështuar në përpjekjet e saj për të siguruar shërbimet e lojtarit të Manchester United, Chris Smalling, pasi ata nuk po gjejnë akordin me ekipin nga Premier Liga.

Mediat në Itali, raportojnë se Roma ka kërkuar nga United që ta lejojnë huazimin edhe për 1 vit, me detyrim blerje pas huazimit, për shumën e 18 milion eurove. Ky opsion është hedhur poshtë nga Ed Woodward, i cili kërkon 20 milion euro dhe atë menjëherë, pa huazim, transmeton Insajderi.

Qendër mbrojtësi i United, Chris Smalling është i huazuar tek Roma nga sezoni i kaluar dhe ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme me klubin romak, të cilët nuk mund ta paramendojnë mbrojtën e tyre pa prezencën e tij./Insajderi.com.