
Janë mbyllur katër ndeshjet e para të Ligës së Europës, ndeshje që kanë filluar nga ora 18:55, teksa janë përcaktuar skuadrat që shkojnë në çerekfinalen e këtij kompeticioni, njofton Insajderi.
Arsenali është mposhtur në shtëpi nga Olympiacos minimalisht, por skuadra e Artetës ka kaluar më tej, falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë.
Roma gjithashtu ka kaluar më tej, teksa ka mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit Shakhtarin 1-2, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e italianëve 3-0. Dy golat për Romën u shënuan nga sulmuesi spanjoll Mayoral.
Granada është skuadra tjetër që kalon më tej, teksa ka përfituar nga fitorja 2-0 në ndeshjen e parë, pasi ditën e sotme u mposht 2-1 nga Molde.
Tottenhami dhe Dinamo Zagreb ka shkuar në shtesë, pasi në ndeshjen e kthimit kroatët kanë fituar me të njëjtin rezultat sikurse anglezët para një jave, 2:0. /Insajderi.com