Roma kërkon shërbimet e Iscos

Roma kërkon shërbimet e Iscos

Ekipi nga kryeqyteti italian, Roma, i ka hyrë garës për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll të Realit të Madridit, Isco Alarcon, njofton Insajderi.

Nga mediat përtej detit, nga Gadishulli Apenin raportohet se trajneri i ri i “verdhekuqve”, portugezi Mourinho, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit italian shërbimet e një lojtari klasi, lojtari me përvojë, që dikur e kishte nën urdhrat e tij, kur ky i fundit drejtonte “los blancos”, duke drejtuar gishtin për tek spanjolli Isco.

Isco ka kohë që nuk po bind trajneri francez të madrilenëve, Zidane, ku gjthashtu ish-anëtari i Malagës është aktvizuar pak këtë edicion në të gjitha garat për “merenguez”.

29 vjeçari ka kontratë me Realin deri ne verën e vitit 2022, teksa në garë për shërbimet e tij është dhe Juventus.

Isco këtë edicion për madrilenët është aktivizuar vetëm 835 minuta, duke realizuar dy asistime, por pa arritur të shënonte gol. /Insajderi.com