
Skuadra italiane, Roma, ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të majtë të Manchester United, Alex Tellex, transmeton Insajderi.
Sipas “Calcio Mercato”, Telles është në listën e dëshirave të skuadrës nga kryeqyteti i Italisë.
Trajneri i ri skuadrës italiane, Jose Mourinho, po e shikon 28-vjeçarin si një zëvendësues të mundshëm të Leonardo Spinazzolas, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Belgjikës në EURO 2020 dhe pritet të jetë jashtë fushave për gjashtë muaj.
Telles u përpoq të përfitoj minuta në sezonin e tij të parë me United, por paraqitjet e mira të Luke Shaw bënë që ai më shumë të ishte reservist.
Por, ai tani po konsideron largimin nga “Old Trafford” në formë huazimi./Insajderi.com