
Në ndeshjen e tretë të grupit A në Ligën e Evropës, Roma ka demoluar me rezultat ta lartë prej 5:0 skuadrën mike Cluj, njofton Insajderi.
Serinë e golave e hapi armeni Mkhitaryan që shënoi pas vetëm dy minuta lojë, rezultatin e dyfishoi Ibanez (23’), ndërsa golin e fundit në pjesën e parë e shënoi spanjolli Mayoral (34’). Me rezultat 3:0 u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, nikoqirët shënuan edhe dy herë të tjera. Golin e dytë personal në takim dhe të katërtin për Romën e shënoi Mayoral në minutën 83’ të ndeshjes, ndërsa serinë e golave e mbylli Pedro, një minutë para fundit.
Me këtë fitore, Roma shkon në shtatë pikë të dhe merr kryesimin e grupit, ndërsa Cluj mbetet në kuotën e katër pikëve në tabelë. /Insajderi.com