Roma mposht me “manita” Crotonen

Roma mposht me “manita” Crotonen

Roma rikthehet tek fitorja pas katër ndeshjesh duke triumfuar në “Olimpico” me “manita” me rezultatin 5-0 ndaj skuadrës së përshendetur tashmë nga Serie A, Crotones, njofton Insajderi.

Skuadra ‘verdhekuqe’ i ka realizuar të pestë golat në fraksionin e dytë të lojës, me Mkhitaryan, një dopietë të Borja Mayoral dhe një dopietë të Lorenzo Pellegrinit.

Vlen të theksohet se Marash Kumbulla është aktivizuar përgjatë gjithë 90 minutëshit.

Skuadra kryeqytetase me këtë sukses renditet në vendin e shtatë në kuotën e 58 pikëve, ndërsa Crotone me Serinë B të siguruar matematikisht klasifikohet në vendin e fundit në kuotën e 18 pikëve. /Insajderi.com