Roma ka arritur fitoren e dytë radhazi teksa ka mposhtur 1-0 në “Olimpico” skuadrën e Genoa-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në kampionat, njofton Insajderi.
Për skuadrën kryeqytetase ka realizuar mbrojtësi italian Gianluca Mancini në minutën e 24-të. Me shifrat minimale për nikoqirët u mbyllën 45’ minutat e parë të ndeshjes, gjithashtu edhe i gjithë takimi.
Me këtë sukses skuadra ‘verdhekuqe’ renditet në vendin e katërt, kështu duke u rikthyer në zonën e Champions League, ku është edhe synimi i tyre këtë sezon. Tani Roma shkon në kuotën e 50 pikëve.
Në anën tjetër, pas kësaj disfate, Genoa mbetet në e 13-të në tabelë me 27 pikë të grumbulluara. /Insajderi.com