Roma mund ta humbas ndeshjen në tavolinë

Roma mund ta humbas ndeshjen në tavolinë

Roma, që të shtunën luajti ndeshjen e parë në Serie A, ndaj Hellas Verona-a, mund ta humbas në tavolinë, me rezultat zyrtar 3:0, njofton Insajderi.

Të shtunën, në “Marc Antonio Bentegodi”, Roma luajti si mysafire e Veronës, ndeshje që u mbyll me rezultat 0:0, mirëpo, ndeshja mund të vendoset me rezultat zyrtar, për shkak të një gabimi të bërë nga Roma.

Sipas “Corriera della Sera”, problem qëndron se Roma ka futur Diawara në listën e lojtarëve U-22, dhe jo te lista e lojtarëve “mbi 22”, ndërsa mesfushori është 23 vjeç. Nga ana tjetër, pritet vetëm konfirmimi nga federata, pasi vendimi është marrë që Roma e humbet ndeshjen në tavolinë. /Insasjderi.com