Roma mund ta rikthej Ruediger në formën e huazimit

Roma mund ta rikthej Ruediger në formën e huazimit

Skuadra nga kryeqyteti italian, Roma, duket të jetë shumë  e interesuar të mbyll çështjen e mbrojtjes, me transferimin e një qendërmbrojtësi, deri në përfundim të merkatos, njofton Insajderi.

Pas transferimit të mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla, nga Hellas Verona, për 30 milionë euro, dhe pas bisedimeve të stërgjatura për rikthimin e Chris Smalling nga Manchester United, Roma mendon të afrojë në formën e huazimit të mbrojtësit gjerman, Antonio Ruediger, raporton Gazetta.it.

Romës i është propozuar huazimi i Ruediger nga Chelsea. Pikërisht nga Roma, Ruediger iu bashkua Chelsea në vitin 2017 për shifrën e 35 milionë eurove.

Ndërsa këtë merkato, nëse dështojnë bisedimet me Manchester United për afrimin e Smalling, atëherë drejtuesit e Romës do të huazojnë gjermanin nga Chelsea. /Insajderi.com