Europa Ligë: Roma, Napoli dhe Tottenham fitojnë

Europa Ligë: Roma, Napoli dhe Tottenham fitojnë

Janë mbyllur ndeshjet e Europa Ligës që kanë filluar në orën 21:00, ku kanë shënuar fitore favoritët, njofton Insajderi.

Në grupin A, Roma ka mposhtur me rezultat 2:0 në Rumani ekipin e Cluj, mysafirët kaluan në epërsi pas një autogoli nga Debeljuh, ndërsa dyfishuan rezultatin me Vereteout nga pika e bardhë. Pas kësaj fitore, Roma ka mbledhur 10 pikë dhe ndodhet e para në grup, duke siguruar fazën e eliminimit direkt.

Në grupin F, Napoli ka mposhtur kroatët e Rijekës 2:0, me golat e Politanos dhe Lozanos, ndërsa pas kësaj fitore, Napoli ndodhet në krye të grupit me nëntë pikë.

Tottenahm në grupin J, ka mposhtur thellë 4:0 Ludugorets, me golat e Vinicius që shënoi dy herë, ndërsa ka një herë realizuan Winks dhe Moura. Tottenham dhe Antwerp ndajnë pozitën e parë me nga nëntë pikë.

Në ndeshjet tjera të Europa Ligës që kanë filluar nga ora 21:00 u arritën këto rezultate:

AZ Alkmaar – Real Sociedad 0:0

Leverkusen – Hapoel Beer Sheva 4:1

Dundalk – Rapid Vienna 1:3

Granada – Omonia 2:1

Nice – Slavia Prague 1:3

PSV – PAOK 3:2

Rangers – Benfica 2:2

Standard Liege – Lech Poznan 2:1

/Insajderi.com