Roma në festat e fundivitit shkon nga një pozitë komode, pasi pas 14-të javësh në Serie A, ekipi i Fonseca-s ndodhet në vendin e tretë në ligë me 27 pikë, shtatë pikë më pak se lideri Milan, njofton Insajderi.
Deri më tani, Roma ka shënuar tetë fitore, tri ka barazuar dhe në tre takime tjera ka pësuar disfatë.
Roma që në fillim të sezonit, si qëllim i kishin vënë vetes kapjen e katër pozitave të para, ndërsa tani ëndërron edhe titullin, duke treguar ndeshje stabile në kampionat dhe Europa Ligë.
Për të vazhduar hapin me zonën e Ligës së Kampionëve, Fonseca ka kërkuar edhe dy lojtarë, një mesfushorë dhe një sulmues krahu. Kështu në profil të lojtarëve të kërkuar janë edhe ish-dyshja “verdhekuqe”, sulmuesi italian Stephan El Shaarawy dhe mesfushori belg Radja Nainngolan.
El Shaarawy ndodhet në Kinë ku luan për Shangahi Shenhua, ndërsa belgu është në pronësi të Inter.
Roma ka kërkuar të dy lojtarët për një huazim gjashtë mujor, deri verën e vitit 2021, me mundësi blerje të kartonit të italianit për 10 milionë euro dhe të belgut për një shumë të caktuar. /Insajderi.com