Roma në kërkim të një qendërmbrojtësi

Roma në kërkim të një qendërmbrojtësi

Skuadra nga kryeqyteti Italian, Roma, është në kërkim të një qendërmbrojtësi për të kompletuar repartin defensivë, njofton Insajderi.

Në sezonet e fundit, skuadra “romake” ka pasur probleme të theksuara në repartin e mbrojtjes. Që nga sezoni 2013-2014, kohë kur Roma shënoi 10 fitore në gjirot e para, “mur” kishte dyshen Leando Castan dhe Mehdi Benatia.

Që nga ajo kohë, Roma kishte probleme me vijën e fundit. Një sforco e madhe u bë në kohën e drejtorit sportiv të klubit, Walter Sabatini, ku transferoi një dyshe stabile, Kostas Manolas dhe Antonio Rudiger.

Gjatë periudhës së qëndrimit të tyre në klub, Roma dukej se zgjidhi problemet me repartin e mbrojtjes. Problemet u shfaqen prap, në kohën kur klubi vendosi shitjen e tyre. Së pari u shit gjermani Rudiger te Chelsea për shifrën e 35 milionë eurove. Pastaj i erdhi radha grekut Manolas që u shit te Napoli për shumën e 36 milionë eurove. Kështu përsëri, skuadra “romaniste” u kthye në pikën “zero”.

Vitin e kaluar, me transferimin e Gianluca Mancini nga Atalanta dhe huazimin e Chris Smalling nga skuadra e Manchester United, Roma dukej se përsëri formoi një dyshe stabile. Me vështirësitë për rikthimin e Smalling në “Trigoria”, klubi Italian ka hedhur sytë nga mbrojtësi i Torinos, Armando Izzo. Klubi “granata” kërkon 25 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, shifër që duket e lartë për “verdhë e kuqtë”. Në rast largimit të Juan Jesus dhe Federico Fazio nga klubi, Roma me të gjitha forcat do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e mbrojtësit italian, së paku të jetë një rezervë me vlerë për dyshen Mancini dhe Smalling, që pritet të ri-formojë Roma edhe këtë sezon në Serie A. /Insajderi.com.