Roma nuk heq dorë nga Hysaj, ja sa milionë po kërkon Napoli

Roma nuk heq dorë nga Hysaj, ja sa milionë po kërkon Napoli

Transferimi te Roma mbetet hipoteza më e mundshme për të ardhmen e Elseid Hysajt. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të Napolit, Carlo Ancelotti dhe aktualisht është në merkato.

Megjithatë ky operacion i afatit kalimtar nuk është aspak i lehtë për t’u realizuar sepse Napoli për kartonin e Hysajt kërkon 20 milionë euro.

Një shifër kjo disi më e lartë nga ajo që Chelsea kërkon për Davide Zappacostan, alternativën tjetër për krahun e djathtë të mbrojtjes së Romës.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Elseid Hysajn por për momentin e ardhmja e tij është në dilemë të madhe.