Roma refuzon pjesëmarrjen në Super Ligën Europiane

Roma refuzon pjesëmarrjen në Super Ligën Europiane

Lajmi që ka dridhur ditën e fundit botën e futbollit, sidomos atë evropian, është lajmi për krijimin e një Super Ligë Europiane, ku disa nga ekipet më të mëdha të ‘Kontinentit të Vjetër’, 12 prej tyre kanë konfirmuar pjesëmarrjen, për më tepër ishin organizatorë të kësaj nisme, njofton Insajderi.

Kohët e fundit, nga Serie A italiane, lakohet emri i tre ekipeve më të mëdha si Juventus, Milan dhe Inter si pjesëmarrëse në këtë Ligë, ndërsa edhe Romës, gjithashtu i’u përmend emri si një pjesëmarrës i mundshëm i kësaj nisme.

Mirëpo, ekipi nga kryeqyteti italian me një komunikatë zyrtare në faqen e saj, e ka demantuar një gjë të tillë, ku ndër të tjera shkruan:

“Ne u drejtohemi tifozëve dhe mbështetësve tanë të pabesueshëm pas njoftimit të fundit për një “superligë “përçarëse. AS Roma është fuqimisht kundër këtij modeli “të mbyllur”, sepse është plotësisht në kontrast me frymën e lojës që të gjithë e duam. Disa gjëra janë më të rëndësishme se paratë dhe ne mbetemi absolutisht të përkushtuar ndaj futbollit italian dhe garave evropiane të hapura për të gjithë. Ne shpresojmë të vazhdojmë të punojmë me Lega Serie A, Federatën Italiane, ECA dhe UEFA për të rritur dhe zhvilluar lojën e futbollit në Itali dhe në të gjithë botën. Tifozët dhe futbolli i arritshëm për të gjithë janë në zemër të sportit tonë dhe kjo nuk duhet të harrohet kurrë”, përfundon deklaratën klubi ‘verdhekuq’. /Insajderi.com