Roma rikthehet te fitorja, mposht Udinesen në ‘Olimpico’

Roma rikthehet te fitorja, mposht Udinesen në ‘Olimpico’

Roma ka harruar humbjen me Juventus-in një javë më parë, teksa ditën e sotme ‘verdhekuqtë’ kanë triumfuar me rezultatin e pastër 3:0 ndaj Udineses, njofton Insajderi.

Ishte Jordan Veretout, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë, në minutën e 5-të si dhe nga pika e bardhë u tregua i saktë në të 25-tën minutë.

Edhe pjesa e dytë foli e gjitha për skuadrën e teknikut portugez Fonseca, që krijoi shumë raste shënimi dhe golin e tretë e gjeti në minutën e tretë shtesë me të rikthyerin nga lëndimi, spanjollin Pedro.

Kryeqytetasit shkojnë kështu në kuotën e 43 pikë, dhe ngjiten në vendin e tretë, duke zbritur Juventus-in në vendin e katërt, që gjithsesi ka një ndeshje më pak. /Insajderi.com