Roma rikthehet te fitorja në derbin lokal, mposht Lazion

Roma rikthehet te fitorja në derbin lokal, mposht Lazion

Roma ka triumfuar për derbin e kryeqytetit italian, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 Lazion, me verdhekuqtë që shijojnë fitoren e parë në derbi pas tre viteve, njofton Insajderi.

Nga një gol për çdo pjesë, i mjaftuan verdhekuqve të Fonsecas, për të marrë një fitore shumë ët rëndësishme siç është ajo në derbi.

Lazio ishte më kërkuese në këtë ndeshje, por golat u shënuan në krahun tjetër. Fillimisht ishte Mkhitaryan, që zhbllokoi sfidën në minutën e 42-të, ndërsa në minutën e 78-të, Pedro vulosi rezultatin në 2-0.

Me këtë fitore, Roma shkon në vendin e shtatë me 61 pikë, ndërsa Lazio mbetet një vend më sipër, me gjashtë pikë më shumë.

Vlen të theksohet se nga minuta e 38-të e ndeshjes, për Romën u aktivizua mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, që tregoi një paraqitje të shkëlqyer, ndërsa nga fillimi i ndeshjes për Lazion u paraqit sulmuesi kosovar Vedat Muriqi. /Insajderi.com