Roma rrëmben talentin shqiptar të Serie A

Roma rrëmben talentin shqiptar të Serie A

Ekipi nga kryeqyteti italian, Roma, duket se ka bërë një goditje të befasishme në orët e vona të ditës së hënë, duke rrëmbyer Marash Kumbulla-n, mbrojtësin shqiptar që luan te Hellas Verona, njofton Insajderi.

Sipas Sky Sport, marrëveshja është huazim me detyrim blerje për 30 milionë euro. Ideja lindi shkaku i refuzimit për të pestën herë nga drejtuesit e Manchester United për ta lënë të lirë Chris Smalling t’i bashkohet ekipit italian. Por nuk përjashtohet mundësia që “giallorossi” të marrin të dy.

Marrëdhëniet e mira të drejtorit të Romës, Fienga, me presidentin e Veronës, i kanë dhënë fund negociatave me Romën, kështu që marrëveshja është afër të mbyllet. /Insajderi.com