
Gabime me dy zëvendësimet në kohën shtesë në sfidën e 1/8-ave të Kupës së Italisë me Spezia-n, i’u ka kushtuar pozicionet dy zyrtarëve të Romës, Gianluca Gombar dhe Manolo Zubiria.
Menaxheri i klubit verdhekuq dhe shefit të sektorit sportiv global janë shkarkuar brenda më pak se 24 orëve pas dështimit në Kupën e Italisë teksa konsiderohen përgjegjës që lejuan trajnerin Paulo Fonseca të aktivizonte portierin Fuzato dhe mbrojtësin Ibanez në kohën kur po luhej shtesa e parë.
Përveç kësaj, menaxheri Gombar fajësohet dhe për humbjen 0-3 në tavolinë për sfidën e parë të kampionatit me Veronën në 19 shtator, ku verdhekuqtë aktivizuan mesfushorin Amadou Diawara si lojtar të ekipit të dytë. /Insajderi.com