Roma vihet në gjurmët e sulmuesit holandez të Wolfsburgut

Roma vihet në gjurmët e sulmuesit holandez të Wolfsburgut

Një sulmues që tashmë ka moshën 28-vjeçare dhe përvojën e mjaftueshme për të shënuar, është bërë synim i Romës për stinorin e ri 2021-2022, njofton Insajderi.

Holandezi Wout Weghorst ka shënuar 20-gola në 33 ndeshje të këtij stinori në Bundesligë dhe është në listën e TOP pesë shënuesve aty.

Prej se ka ardhur nga AZ Alkmaar, Weghorst ka shënuar në secilin stinor mbi 15 gola vetëm në Bundesligë. 2018/19 17 gola, 2019/20 16 gola, ndërsa këtë stinor një xhiro pa përfunduar stinori, ka arritur shifrën e 20 golave.

Sipas vlerësimeve paraprake, shuma për transferin e Weghorstit do të arrijë shifrën prej 30 milionë eurove. /Insajderi.com