Sonte me fillim nga ora 18:30, luhet ndeshja e vlefshme për javën e 32-të në Serie A, mes Romës dhe Atalantës, njofton Insajderi.
Ekipi nga kryeqyteti nuk ndodhet aspak në një pozitë të lakmueshme, pasi disa javë më parë ishte në top-katërshe, ndërsa tani ndodhet 10 pikë larg nga ajo zonë, që dërgon në Champions League, e cila mbahet pikërisht nga kundërshtari i sotëm, Atalanta. Siç duket, e vetmja mënyrë për të hyrë në Champions për ekipin e Fonsecës mbetet fitorja e Europa League, kur javën e ardhshme e zhvillon ndeshjen e parë gjysmëfinale në këtë kompeticion kundër ekipit të Manchester United.
Në anën tjetër ekipi i Gasperinit ndodhet në pozitë të lakmueshme, pasi aktualisht ndodhet në zonën Champions, me katër pikë më shumë se përcjellësi i parë, Napoli.
Me një fitore eventuale të mysafirëve në këtë takim, përfundimisht do të shkëputeshin gjasat për kapjen e pozitës së katërt.
Fonseca ka vendosur të rreshtojë ekipin e tij me skemën 3-4-2-1, ndërsa Gasperini i përgjigjet me një 4-2-3-1.
ROMA: Pau Lopez; Gianluca Mancini, Bryan Cristante, Roger Ibanez; Rick Karsdorp, Gonzalo Villar, Jordan Veretout, Riccardo Caladiori; Lorenzo Pellegrini, Henrikh Mkhitaryan; Edin Dzeko.
Atalanta: Gollini; Maehle, Palomino, Romero, Xhimshiti; Freuler, de Roon; Malinovsky, Ilicic, Gosens; Zapata. /Insajderi.com