Të enjten me fillim nga ora 20:45, në “Olimpico” Roma pret Torinon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A, njofton Insajderi.
Nga forma momentale Roma është favorit, duke parë ndeshjet e fundit, ku vendasit në pesë ndeshjet e fundit kanë arritur tre fitore, një barazim dhe vetëm një humbje, ndërsa ekipi “granata” nuk ka shënuar fitore në pesë ndeshjet e fundit, teksa ka tre humbje dhe dy barazime.
Për Romën, mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla është kthyer nga lëndimi, por nuk do të jetë nga minuta e parë, ndërsa te Torino, Mërgim Vojvoda do të filloj ndeshjen nga minuta e parë, si anësor nga krahu i majtë.
Fonseca ka vendosur të fillojë ndeshjen me formacionin 3-4-2-1, ndërsa Giampaolo me skemën 3-5-2.
Roma: Pau Lopez; Mancini, Smalling, Ibanez; Bruno Peres, Veretout, Villar, Spinazzola; Pellegrini, Pedro; Dzeko.
Torino: Milinkovic-Savic; Buongiorno, Bremer, Lyanco; Singo, Gojak, Meite, Linetty, Vojvoda; Lukic; Belotti. /Insajderi.com
🟥 #RomaTorino
🟧 20:45
🟨 DAJE ROMA DAJE!#ASRoma pic.twitter.com/dRhBudjt1l— AS Roma (@OfficialASRoma) December 17, 2020