Roma vs Villarreal mund të jetë finalja e Europa League, nëse United dhe Arsenal nuk tërhiqen nga Super Liga Europiane

Roma vs Villarreal mund të jetë finalja e Europa League, nëse United dhe Arsenal nuk tërhiqen nga Super Liga Europiane

Super Liga Europiane duke se po jetësohet, ndërsa nga gushti do të fillojë garat mes klubeve që kanë njoftuar pjesëmarrjen, njofton Insajderi.

Mirëpo, ka edhe nga ato klube që fillimisht ishin pjesë e asaj ndërmarrje, teksa më vonë kanë tërhequr vendimin e tyre, duke anuluar pjesëmarrjen në këtë kompeticion të ri.

Sipas asaj që raporton ‘SkySport’, ekipi italian Roma, fillimisht ishte pjesë garës së re të klubeve, por më vonë ka njoftuar tërheqjen. Roma e ka bërë këtë gjë, pasi UEFA ka njoftuar se ekipet pjesëmarrëse në këtë kompeticion, do të përjashtohen nga garat që organizon shtëpia europiane e futbollit, siç është Champions League dhe Europa League.

Presidenti i UEFA-së, Ceferin, në një deklaratë ka thënë se akoma nuk kanë një zgjidhje, mirëpo do të pezullohen ekipet që janë kundër garave të UEFA-së.

“Ne jemi ende duke vlerësuar situatën me ekipin juridik. Është ende herët, njoftimi erdhi mbrëmë, ne ende nuk kemi një zgjidhje por do të përpiqemi të zbatojmë të gjitha sanksionet që mundemi. Padyshim që sa më shpejt të jetë e mundur do të duhet të pezullojmë të gjithë ato ekipe që janë kundër UEFA-së nga garat tona”, tha Ceferin.

Gjysmëfinalistët e Europa League, Roma dhe Villarreal nuk do jenë pjesë e Super Ligës Europiane, ndërsa ekipet kundërshtare të tyre, Manchester United dhe Arsenal kanë njoftuar pjesëmarrjen në kompeticionin e ri.

Kështu, nëse ekipet angleze nuk tërhiqen nga vendimi i tyre për pjesëmarrje në Super Ligë, me shumë gjasë mund t’a shohim një finale Roma vs Villarreal. /Insajderi.com