Romelu Lukaku zgjidhet lojtari më i mirë në Europa League nga UEFA

Romelu Lukaku zgjidhet lojtari më i mirë në Europa League nga UEFA

Para se të hidhej shorti për fazën e  grupeve të Europa League, UEFA ka bërë ndarjen e çmimit për lojtarin më të mirë të Europa League sezonin e fundit, njofton Insajderi.

Çmimi i lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar, ka shkuar për sulmuesin belg të Inerit, Romelu Lukaku, i cili ishte finalist i edicionit të kaluar, por ishin mposhtur në finale nga Sevilla.

Lukaku  ishte golashënuesi më i mirë i edicionit të fundit, duke arritur të shënonte tetë gola. Kështu, Lukaku ka mposhtur konkurrencën e Ever Banegës dhe Bruno Fernandes, të cilët ishin gjithashtu kandidatë për të fituar çmimin si lojtari më i mirë. /Insajderi.com