Romeros i ofrohet mundësia të kthehet në Argjentinë

Romeros i ofrohet mundësia të kthehet në Argjentinë

Portierit të Manchester United, Sergio Romero, i është ofruar mundësia që të kthehet në Argjentinë, shkruan Daily Star, njofton Insajderi.

33 vjeçari ka një ofertë në tavolinë tashmë nga klubi ku e filloi karrierën, Racing Club de Avellaneda.

Megjithatë, nëse pranon ofertë, paga do të jetë shumë më e vogël sa e ka tani në United.

Romero ende nuk është paraqitur në asnjë ndeshje këtë sezon për United dhe tashmë është portieri i tretë i ekipit, pas David de Geas dhe Dean Hendersonit./Insajderi.com