Trajneri i sapo emëruar i klubit spanjoll, Barcelona, ka filluar menjëherë të bëhet gati për sezonin e ri, me klubin e ri.
Emra të shumtë nga lojtarët e Barcelonës, janë përmendur si të mundshëm për largim, madje mediat në Spanjë, raportojnë se vetëm shtatë lojtarë nga ekipi i parë, nuk janë në shitje.
Sot, e përditshmja, Ok Dario, raporton se, Koeman, i ka thënë drejtuesve të klubit se ai i dëshiron tre lojtarë, për të përforcuar ekipin e tij, transmeton Insajderi.
Memphis Depay, Donny van de Beek dhe Michael Keane, janë dëshirat e trajnerit holandez.
Me të trw këta lojtarë, ai ka punuar në të kaluarën. Me Depay dhe van de Beek, ai ka punuar tek kombëtarja e Holandës, ndërsa me ish mbrojtësin e Manchester United, Michael Keane, ka punuar tek ekipi i Everton./Insajderi.com.