Ronald Koeman pajtohet me Pique në lidhje me Super Ligën Europiane

Ronald Koeman pajtohet me Pique në lidhje me Super Ligën Europiane

Ronald Koeman rreshtohet kundër Super Ligës Europiane. Trajneri i Barcelonës thotë se futbollistët janë të ngarkuar shumë me ndeshje dhe për këtë arsye nuk është nevoja për të tjera kompeticione, njofton Insajderi.

Numri një i stolit të katalanasve tregoi edhe objektivat duke thënë se titulli kampion është i arritshëm nëse do të vazhdojnë të luajnë si në sfidat e fundit. Kupa e Mbretit ka sjellë optimizëm dhe duhet shfrytëzuar.

“Ka shumë futbollistë që kanë luajtur një numër të jashtëzakonshëm ndeshjesh. Flitet shpesh për Super Ligën, Champions-in dhe kompeticione të tjera. UEFA nuk mendon fare që lojtarët po shkatërrohen fizikisht dhe mendojnë vetëm për paratë. Shikoni oraret. Sot do të luajmë në orën 22:00. Jam shumë dakord me mendimin e Pique në lidhje me Super Ligën”, u shpreh tekniku holandez. /Insajderi.com