fbpx

Ronaldo befason me numrin e fëmijëve që dëshiron të ketë

Ronaldo befason me numrin e fëmijëve që dëshiron të ketë

Ai është baba i 7-vjeçarit Cristianinho dhe binjakëve të porsalindur Eva dhe Mateo.

Ylli i Realit të Madridit është në pritje dhe të fëmijës së tij të katërt, që kur konfirmoi në Ibiza se e dashura e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë.

Cristiano Ronaldo thotë se dëshiron të ketë plot 7 fëmijë, sipas sugjerimit të djalit të tij.

Tani babai krenar thotë se djali i tij i madh dëshiron 6 motra dhe vëllezër, duke u përputhur kështu me firmën e Cristianos, CR7, dhe me numrin e fanellës së tij, shkruan Top Channel.

“Ai po kalon mirë dhe thotë se do më shumë motra dhe vëllezër. Ai do shtatë, numri magjik, dhe mendoj se e ka mirë”, ka thënë Ronaldo.