Ronaldo: Dua që djali im të bëhet si unë

Superylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, shfaqi dëshirën që edhe i biri i tij të bëhet futbollist i madh, po aq sa ai.

Ronaldo: Dua që djali im të bëhet si unë

I ftuar në një emision televiziv kinez, sulmuesi i Real Madridit tha se djali i tij, Cristiano Jr, i ka të gjitha atributet që të bëhet një futbollist i klasit botëror.

“Mendoj që ai i ka të gjitha karakteristikat që i duhen për tu bërë futbollist. Unë dua që Cristiano të bëhet një top futbollist, njejtë sikurse babai i tij”, deklaroi Ronaldo, shkruan gazeta spanjolle Marca.

Fituesi i topit të artë theksoi se djali i tij ka dhjetra topa futbolli në shtëpi dhe gjithmonë e mban një me vete.

Në javën e ardhshme Ronaldon e pret një ndeshje tejet e fortë, ajo ndaj Barcelonës, e cila do të zhvillohet të shtunën në Camp Nou./Insajderi.com

djali