Një nga më të mirët e të gjitha kohërave në lojën e futbollit, Cristiano Ronaldo, raportohet se po e dëshiron largimin nga Juventusi, njofton Insajderi.
Siç raporton Goal, ylli portugez dëshiron të ndërrojë ekip dhe gjithashtu shtet.
Pesë herë topi i artë, besohet se po dëshiron të shkojë në Paris, të kuaj për ekipin e kryeqytetit të Francës PSG.
Gjithsesi, ende nuk ka asgjë zyrtare në këtë drejtim./Insajderi.com