
Ardhja e Masimiliano Allegrit te Juventusi nuk i ka gëzuar të gjithë lojtarët e “Zonjës së Vjetër”, përfshirë kryesorin e tyre, Cristiano Ronaldon, njofton Insajderi.
Sipas Gazzeta dello sport, “Ronaldo nuk është i kënaqur me kthimin e teknikut Italian”.
Agjenti i tij, Jorge Mendes është duke shqyrtuar mundësinë e largimit të 36 vjeçarit i cili së shpejti pritet të fillojë kontaktet me Paris Saint-Germain.
Largimi eventual i sulmuesit portugez ishte përfolur edhe nëse Juventusi nuk arrin të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Ronaldo zhvilloi një sezon fantastik personal në Itali duke i prirë listës së golashënuesve të Serie A, me plotë 29 gola.
Arriti që me Juventuesin ta fitojë Kupën e Italisë, por jo edhe kampionatin italian – të cilin e humbi pas gati një dekadë. /Insajderi.com