Ronaldo ishte pajtuar ta lë Manchesterin për Valencian në vitin 2006

Ronaldo ishte pajtuar ta lë Manchesterin për Valencian në vitin 2006

Cristiano Ronaldo ishte pajtuar që të kalonte në Valencia, në vitin 2006, ka deklaruar ish drejtori i sportiv Valencias, Amedeo Carboni, por kalimi nga Manchester United nuk u materializua kurrë.

Ylli portugez ishte pajtuar të largohet pas Kupës së Botës në vitin 2006 në Gjermani, kur pati një konflikt me lojtarin anglez, Wayne Rooney, çka kishte çuar në përjashtimin e Rooney-it me karton të kuq.

“I patëm gjetur resurset financiare për ta blerë, patëm bërë marrëveshje edhe me Nike dhe Coca Colan, që ishin sponsorë të Ronaldos. Dhe pastaj arritëm në fazën kur Cristiano pati mospajtime me Manchester United dhe e kam pasur ‘po’-në e tij për ta nënshkruar”, ka thënë Carboni për  Il Posticipo, njofton Insajderi. 

Ishin bërë edhe dokumentet gati, por në fund nuk ndodhi. Ronaldo vazhdojë të luajë për Manchesterin, duke fituar çdo trofe, ekipor e individual, që mund të fitohet në futboll./Insajderi.com