Ronaldo i kërkon Realit ta transferojë këtë lojtar (Foto)

Ronaldo i kërkon Realit ta transferojë këtë lojtar (Foto)

Ronaldo ka kërkuar nga Reali që ta transferojë De Gean.

Sipas asaj që raporton “Diario Gol”, Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Real Madridit që ta transferojë portierin e Manchester United, David De Gea.

Reprezentuesi spanjoll ka disa vite që është caku i Madridit dhe ishte afër transferimit në “Santiago Bernabeu” në vitin 2015, po gjithçka dështoi për shkak të vonesës së dokumenteve.

De Gea ka bërë 280 paraqitje për Unitedin që kur iu bashkua “Djajve të Kuq” për 19 milionë funte nga Atletico Madridi dhe dy vite më parë ai nënshkroi kontratë katër vjeçare me klubin nga “Old Trafford”./Express/