Ronaldo lëvizte makinat nga Torino, fqinji i tij thotë se e bënë një gjë të tillë gjithmonë para pushimeve

Ronaldo lëvizte makinat nga Torino, fqinji i tij thotë se e bënë një gjë të tillë gjithmonë para pushimeve

Disa orë më para gazeta italiane “Calcio Per Sempre” publikoi disa pamje ku shikohet se si Cristiano Ronaldo po lëvizte veturat nga garazhi i tij në Torino nën firmën e një kompanie me seli në Lisbonë të Portugalisë, njofton Insajderi.

Menjëherë filluan aludimet për të ardhmen e portugezit, por gjithçka e ka hedhur poshtë fqinji i Ronaldos, Luciano Sarolia, i cili shprehet se këtë lëvizje 36 vjeçari e bën çdo vit kur ikën me pushime.

“Nuk ka gjasa që ata të lëvizin makinat në një vend tjetër në Torino. Kjo është java e fundit e sezonit dhe po lëviz veturat për pushime. Ronaldo është një fqinj mesatar, nuk bën festa apo gjëra të tilla”.

Gjithashtu dhe “Gazzetta.it” raportoi se Ronaldo i lëviz makinat e tij në sezonin e pushimeve të verës dhe nuk ka vend për aludime. /Insajderi.com