Ronaldo me dy golat e tij i siguron fitoren Juventusin në përballje me Udinesen

Ronaldo me dy golat e tij i siguron fitoren Juventusin në përballje me Udinesen

Juventusi ka mposhtur me përmbysje Udinesen ditën e sotme, me rezultatin 2-1, në një ndeshje dramatike, njofton Insajderi.

Heroi i ‘bardhezinjve’ ishte padyshim, Cristiano Ronaldo, i cili me dopietën e tij në minutat 83’ dhe 89’, përmbysi gjithçka pas avantazhit të Udineses me golin e Molina në minutën e 10-të.

Një fitore shumë e rëndësishme kjo për “Zonjën e Vjetër”, që barazon Milanin dhe Atalantën me nga 69 pikë, duke u futur në zonën Champions.

Ronaldo i shpëtoi stolin edhe trajnerit Andrea Pirlo, i cili në rast se nuk fitonte sot atëherë me shumë mundësi do të shkarkohej, sipas lajmeve që qarkullonin gjatë javës. /Insajderi.com