Paris Saint-Germain është e interesuar të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon këtë verë.
37 vjeçari u kthye në Old Trafford gjatë verës pas 12 vjetëve jashtë, duke zgjedhur të lidhet me “Djajtë e Kuq” prapë e jo me rivalët fqinjë Manchester City – që dëshiruan ta merrnin atë pasi ai arriti një marrëveshje që ta lejë Juventusin, raporton 90min, përcjell Insajderi.com.
Ai besoi se do i bashkohej një Unitedi të aftë që të sfidojë ekipet tjera për çmime, por ajo nuk është materializuar ende – pavarësisht përpjekjeve më të mira të tij që kanë sjellë 15 gola në 23 ndeshje në të gjitha garat.
Pronarët e ekipit janë të vendosur të ngritin emrin e tyre në futboll para Kupës së Botës këtë vit, dhe nënshkrimi me Ronaldon padyshim do të ndihmonte.
PSG po e përgatisin vetën për largimin e Mbappes tek Real Madridi këtë verë, e edhe pse ajo është më pak se ideale, sjellja e Ronaldos – që ende s’e ka vendosur të ardhmen e tij- do ta zbuste goditjen disi pavarësisht msohës së shtyrë të tij.
Ardhja e Zinedine Zidane si trajneri i ri do të ishte një faktor, po ashtu, me francezin që pritet të jetë pasuesi i Mauricio Pochettino në fund të sezonit.
Ronaldo asnjëherë nuk është strukur nga lidhja e afërt me që e shijon me Zidanin, që vjen pas disa viteve bashkë të Real Madridi. Me të vërtetë, gjatë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll, Ronaldo pranoi: “Më pëlqen shumë të punoj me Zidanin. E adhuroj personalitetin e tij”.
Mendohet se PSG ka interes në Robert Lewandowskin e Bayernit po ashtu, e ardhmja afatgjatë e të cilit në Gjermani mbetet e paqartë, përderisa ata janë në kërkim edhe të Erling Halaand të Dortmundit – edhe pse nuk janë favoritë në nënshkrimin me Norvegjezin./Insajderi.com