Ronaldo më në fund ka një bust që i ngjan atij [Foto]

Ronaldo më në fund ka një bust që i ngjan atij [Foto]

Një bust i Cristiano Ronaldos është vendosur sot në Muzeun e Real Madridit.

Piktori nga Sevilla, José Antonio Navarro Arteaga ka bërë një bust për Cristiano Ronaldon, i cili është vendosur në Muzeun e Realit në Madrid.

Ky është busti i tretë për portugezin dhe i pari që i ngjason atij, pasi dy të parët ishin punuar shumë dobët.