“Suksesi në jetë nuk matet me atë çfarë keni arritur, por çfarë sfidash keni kaluar”, ka shkruar Cristiano Ronaldo në një postim derisa ka treguar stilin e tij të flokëve në Instagram, njofton Insajderi.
Ylli portugez i cili luan në skuadrën italiane në Juventus, është jashtë fushave pasi që ai është testuar pozitiv me COVID-19 pas ndeshjeve me Kombëtaren.
CR7 është rikthyer në Torino me një ambulancë speciale një javë më parë dhe është asiptomatik ndaj virusit.
Sot është një ditë e rëndësishme për të pasi që Paneli i Portokolit të UEFA-së do të dorëzojë disa dokumente për të analizuar situatën e tij klinike. Testi i sotëm do të tregojë nëse Ronaldo do të mund të luan kundër barcelonës ose jo./Insajderi.com